Me kapuça dhe shaje, i ftohti "mbërthen" deputetët në Kuvend (FOTO)

16 January 2023, 17:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me kapuça dhe shaje, i ftohti "mbërthen" deputetët
Deputetët

Pasditen e kësaj të hëne u zhvillua seanca e parë e sesionit të ri parlamentar, i cili përkon edhe me një vit zgjedhor, siç janë ato bashkiake që mbahen më 14 Maj.

Por, deputetët i kemi parë të veshur ndryshe nga herët e fundit në dhjetor, ku kishin një mot "pranveror". Ata i kishin marrë masat për uljen e temperaturave dhe siç shihet në foton e mëposhtme, shfaqen të veshur me kapota apo xhupa si dhe me shaje dhe kapuçë.

Deputetët që shihen me kapuçë në kokë janë dy deputetët e Vlorës Bujar Leskaj dhe Anila Denaj.

Megjithatë kishte edhe nga ata deputetë të cilët kanë zgjedhur të kenë parësore pamjen se sa temperaturat e ulëta.



Video