Shtyhet për të shtatën herë gjyqi ndaj Ervin Salianjit

16 January 2023, 10:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet për të shtatën herë gjyqi ndaj Ervin Salianjit
Ervin Salianji

Është shtyrë për të shtatën herë radhazi gjyqi ndaj deputetit Ervin Salianji.

Gjyqi ishte caktuar të zhvillohej në ditën e tij të lindjes, këtë të hënë në orën 13:30, por në një njoftim zyrtar u bë me dije se për shkak se një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do të jetë prezent, seanca nuk do të zhvillohet.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë

Njoftimi:

Sot me datë 16.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.

Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anëtaret e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm.

Në kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do të mund të zhvillohet.

Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet.


Video