Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku do t’i drejtohet ditën e hënë me një kërkese zyrtare Autoritetit të Dosjeve për të verifikuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtore të ish-sigurimit të Shtetit.
Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Çollaku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se do t’i kërkojë autoritetit të dosjeve që t’i vërë në dispozicion të gjithë listën e deputetëve të verifikuar nga viti 1992 deri më tani.
"Kam vendosur ti drejtohem Autoritetit te Dosjeve,ne cilesine e deputetit te Kuvendit te Shqiperise kerkese zyrtare per te verifikuar e per te me vene ne dispozicion,nga 1992 deri ne 2023, listen e plote te deputeteve te Kuvendit te Shqiperise ,nese e kush ka qene bashkpunetor i Sigurimit te Shtetit." shkruan Çollaku në rrjetet sociale.