Pas Vetëvendosjes edhe LDK kundër Ramës: Nuk ke punë me Asociacionin!

8 June 2023, 15:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas Vetëvendosjes edhe LDK kundër Ramës: Nuk ke punë me

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se e ka dërguar një Draft për Asociacionin në Paris dhe Berlin tek Macron e Scholz.

Gashi shprehet se kompetente për propozimin e statutit dhe menaxhimin e raporteve me ndërkombëtarët është qeveria e Kosovës dhe asnjë qeveri e ndonjë vendi tjetër.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi.


Video