"Ngërç" në Bashkinë e Sarandës, kryetari Çaçi: Nuk kemi vend për tualete publike

20 May 2025, 16:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ngërç" në Bashkinë e Sarandës, kryetari
Oltion Çaçi

Kryetari i Bashkisë së Sarandës ka lëshuar alarmin se qyteti bregdetar nuk ka vend për të ndërtuar tualete publike. I pyetur nga këshilltarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Oltion Çaçi pranoi se situata është e vështirë.

“Eshtë e vërtetë, që ka probleme më hapësirat publike për të ndërtuar tualete të tjera, por do mundohemi të gjejmë disa mundësi për tualete portabël, të cilat u japin mundësi të gjithë turistëve të kenë hapësirat e tyre për të kryer nevojat, të cilat janë të domosdoshme,” deklaroi Çaçi.

Mungesa e hapësirave publike duke përfshirë parqet, këndet e fëmijëve dhe tualetet është një nga ankesat kryesore që turistët e huaj kanë për Sarandën.


Video