Nga Ilir Rusmali tek Sokol Hazizaj dhe Vitore Tusha/ Kualifikohen 15 kandidatura për Avokat të Popullit (EMRAT)

9 June 2023, 18:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga Ilir Rusmali tek Sokol Hazizaj dhe Vitore Tusha/ Kualifikohen 15 kandidatura
Kandidatët

15 kandidaturat për postin e Avokatit të Popullit janë kualifikuar nga komisioni parlamentar për çështjet ligjore për të vijuar me fazën tjetër, atë të gjetjes së firmave mbështetëse për t’u votëbesuar në parlament.

Ndër emrat më potencial për të vajtur në seancë plenare janë ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha apo anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ilirjan Rusmali.

Pas kësaj faze, tashmë grupet parlamentare do të duhet të negociojnë ndërmjet tyre, për faktin se zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon minimalisht 84 vota çka imponon konsensusin politik në sallën e parlamentit.

Lista e kandidateve:

1. Ahmet Premçi
2. Alket Jaupi
3. Besim Ndregjoni
4. Bledar Dervishaj
5. Dardan Mustafaj
6. Drita Avdyli
7. Edison Frangu
8. Endri Papajorgji
9. Erald Aga
10. Ilirjan Rusmali
11. Lefterije Lleshi
12. Robert Gajda
13. Sokol Hazizaj
14. Tartar Bazaj
15. Vitore Tusha


Video