
Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar sot kërkesën e PD për mandatin si deputete të Olta Xhaçkës. Seanca e nisur në orën 10:00 është mbyllur në orën 13:20 teksa Gjykata Kushtetuese pas dëgjimit të pretendimeve nga palët, u tërhoq për vendim, i cili pritet të shpallet brenda 30 ditëve.
Maxhoranca dhe opozita kanë pasur përplasje për mandatin e zonjës Xhaçka. Opozita pretendon se Xhaçka nuk duhet të gëzojë këtë mandat pasi ka bërë shkelje.
Sipas opozitës, bashkëshorti i Xhaçkës ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik. Opozita me anë të dy grupeve, pasi kemi dy kërkesë padi, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë seancë u shqyrtua kërkesa e parë, ajo e depozituar nga 14 deputetë e PD të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.