“Lirimi i 3 policëve/ Rama në takimin me Michel: Palët duhet ta kuptojnë se rajoni nuk mund të merret peng nga askush

26 June 2023, 17:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Lirimi i 3 policëve/ Rama në takimin me Michel: Palët
Edi Rama dhe Charles Michel

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i tre policëve të Kosovës, është një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel kanë një dakordësi në lidhje me këtë.

Sipas Ramës, domosdoshmëria e shtensioimit të menjëhershëm është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë.

“Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar! Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, shkroi Rama në Twitter.


Video