Gjykata mban në detyrë Jorgo Goron, Beleri nuk betohet, por as nuk e humbet mandatin

26 June 2023, 16:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata mban në detyrë Jorgo Goron, Beleri nuk betohet, por as nuk e
Jorgo Goro dhe Fredi Beleri

Vendimi i gjykatës së posaçme për të mos e liruar për të kryer betimin nuk ja heq mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit, por mban situatën pezull dhe në detyrë kryetarin aktual të kësaj bashkie, Jorgo Goro.

Parashikimet ligjore kërkojnë si kusht për heqjen e mandatit të Fredi Belerit një vendim të formës së prerë nga ana e gjykatës, ose fajësie, ose pafajësie.

Deri atëherë, në Himari mund të konstituohet përbërja e këshillit të ri bashkiak, por jo kryebashkiaku. Detyrën e kryebashkiakut do të ushtrojë me kompetenca më të kufizuara kryetari në largim, Jorgo Goro.

Mandati i Belerit nuk ndërpritet edhe nëse nuk betohet brenda tre muajve, pasi në këtë rast nuk është zgjedhja e tij vullnetare për të mos kryer këtë akt, por pamundësi prej vendimeve të gjykatave.

Kjo do të thotë se ka mbeten dy rrugë për ndërprerjen e mandatit të tij. E para përmes një vendimit të formës së prerë nga gjykatat dhe rruga e dytë shkarkimi nga ana e Qeverisë. Rruga e tretë më pak e ngjashme është dorëheqja e vetë Belerit.


Video