KAS gjobit sekretarët e përgjithshëm të 5 ministrive dhe kryebashkiakun e Kamzës! Ja shuma

10 May 2023, 12:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

KAS gjobit sekretarët e përgjithshëm të 5 ministrive dhe

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka gjobitur sekretarët e përgjithshëm të 5 ministreve me një shumë prej 2500 lekë.

Gjithashtu është gjobitur edhe kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli me 100 mijë lekë, me argumentimin se ka përdorur burime publike për fushatë elektorale.

Sekretarët e përgjithshëm të 5 ministreve akuzohen se kanë publikuar sloganet e PS në faqet zyrtare të Ministrive.

Zyrtarët e dënuar:

Lediana Agalliu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit

Zerina Bruci, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës

Ismail Shehu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë

Joana Duro, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Risena Xhaja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Gjobë 3000 lekë për Elvis Gjika, person përgjegjës për bashkinë Kamëz (shkelje të raportimit të veprimtarive).


Video