Aplikacioni "Aktiv1sti", secili Ministër duhet të luftojë për “like” në Facebook

20 January 2023, 09:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aplikacioni "Aktiv1sti", secili Ministër duhet të

Partia Socialiste ka krijuar muajin e shkuar një aplikacion, që quhet “Aktiv1st” dhe mund të shkarkohet nga të gjithë poseduesit e një celulari smart.

Nisma është prezantuar si një platformë inovatore, për tu përdorur nga të gjithë ata që duan të bëhen një zë në shoqëri, por në fakt qëllimi është krejt tjetër. “Aktiv1sti” është një aplikacion që kontrollon aksionin e administratës në rrjetet sociale dhe secili ministër duhet të luftojë për “like” në Facebook.

Pra, të gjithë punonjësit e administratës marrin njoftime për lajme dhe postime që bëjnë kryeministri dhe ministrat në rrjetet sociale, dhe më pas ata duhet të bëhen “aktivistë”. Ata angazhohen me “pëlqime”, “komente” dhe “shpërndarje” të njoftimeve që bëhen ne rrjetet sociale.

Siç shihet në foton e mëposhtme, kryeministri është ai që ka më shumë postime, komente, likes dhe që ka edhe më shumë “followers”. Ministret dhe ministrat janë në trend rënës.

Aplikacioni "Aktiv1sti", secili Ministër duhet të


Video