Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi ka hyrë këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, ku është pyetur për rreth një orë.
Roshi u pyet nga prokurorja Enkeleda Minollaj dhe në përfundim, Roshi u largua nga ambientet e SPAK pa dhënë asnjë prononcim për mediat, ndërsa u kujdes që mos dukej në kamera.
SPAK është duke hetuar për abuzime me tenderat publik në bashkinë e Kavajës, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga Elvis Roshi.
Me kërkesë të SPAK ai u pyet nga oficeret e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe si ish-titullar institucioni publik.