Akuzat për draftin e Asociacionit, Rama: Ata që shajnë pa e ditur fare çka përmban, kanë frikë vetëm nga një gjë

9 June 2023, 19:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzat për draftin e Asociacionit, Rama: Ata që shajnë pa e ditur
Edi Rama

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi para gazetarëve se kishte përgatitur një draft statut për Asociacionin të cilin ia kishte dërguar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Por, ky veprim i tij nuk është pritur mirë si brenda vendit, po ashtu edhe në Kosovë dhe në Serbi dhe së fundmi kreu i qevrisë shqiptare ka reaguar në lidhje me kritikët.

Në një postim në Twitter, rama shkruan se ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, shkruan Rama.


Video