32 vjet nga themelimi i Partisë Socialiste, Rama: Gëzuar ditëlindjen!

12 June 2023, 08:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
32 vjet nga themelimi i Partisë Socialiste, Rama: Gëzuar
Foto ilustruese

Partia Socialiste sot feston 32-vjetorin e themelimit të saj.

Kryeministri nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, u ka uruar të gjithë socialistëve ditëlindjen e PS-së të cilën e quan të vetmen forcë politike shqiptare që nuk ka lëvizur nga drejtimi kombëtar.

“MIRËMËNGJES, dhe me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare, që në asnjë rast apo çast qysh prej krijimit të saj, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat, i uroj çdo anëtari e anëtareje të familjes sonë të madhe, gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste, si edhe të gjithëve ju një ditë sa më të mbarë”- shkruan Rama.


Video