Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri ka udhëtuar nga veriu në jug për të njohur traditat, zakonet dhe ushqimet tredicionale.
Tek kjo e fundit ajo ka treguar për herë të parë se cili është ushqimi i preferuar i saj në Shqipëri. E pyetur nga moderatorja Ori Nebiaj se për pjatën tradicionale shqiptare që ajo preferon, ambasadorja e tha pa u menduar dy herë, është flija.
“Më pëlqen flija. Një njeri që të do shumë, mund të bëjë fli për ty. Çdo njeri që më ka dhënë fli, e di që është një demonstrim dashurie, ndaj e vlerësoj shumë”, u shpreh Yuri Kim për "Pushime On Top".
