Xhelozi? Ish e dashura e Butrint Imerit mbështet Luizin në BBV, çfarë po ndodh mes katërshes (FOTO)

15 January 2023, 14:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Xhelozi? Ish e dashura e Butrint Imerit mbështet Luizin në BBV,
Olta, Luizi, Butrinti dhe Kiara

Aktorja Olta Beqiri duket se është një fanse e këngëtarit Luiz Ejlli në "realityshow-n" Big Brother Albania Vip.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale një foto të Luizit, ku shihet duke ndjekur spektaklin e "BBV" dhe sipër saj vendos hashtagun shumë të përdorur tashmë "#MeLuizin".

Kujtojmë se Olta Beqiri, pak kohë më parë, ka patur një lidhje me këngëtarin Butrint Imeri, romancë e cila zgjati rreth 4 muaj, edhe pse dyshja nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht.

Por, Butrinti ka qenë dhe i dashuri i moderatores Kiara Tito, për të cilën Luizi ka shprehur hapur pëlqimin ndaj saj në shtëpinë e BBV.

Menjëherë, pas postimit të Oltës për Luizin, ka ardhur dhe një reagim nga Butrinti, i cili ka shprehur mbështetje për Kiarë. Ai publikoi një foto të Kiarës në InstaStory, duke i vendosur kurorën e mbretëreshës mbi kokë. Nuk dihen nëse këto veprime kanë ardhur për shkaqe xhelozie me njëri-tjetrin.



Video