VIDEO/ Luizi i shkruan letër Kiarës: Mund të kem kënaqësinë të pi një kafe me princeshën

15 January 2023, 09:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Luizi i shkruan letër Kiarës: Mund të kem
Luiz Ejlli

Gjatë spektaklit të "Big Brother Vip Albania", moderatorja Kiara Tito rrëmbeu duartrokitjet e publikut pasi përpos reagimeve të të gjithë banorëve, ajo nuk e hodhi poshtë Luizin duke thënë se shpreson për një version më të mirë të tij.

Ky reagim i saj, duket se i ka dhënë më shumë shpresë këngëtarit, për një pajtim mes tyre, pse jo dhe një romancë së bashku.

Pas emisionit të djeshëm, Luizi i është drejtuar me një letër Kiarës, ku i kërkon që të pijnë kafe bashkë ditën e sotme. Ai e konsideron Kiarës si "Princeshë", teksa veten e quan "Luan", etiketim që e ka marrë nga fansat e tij.

"Mund të kem kënaqësinë të pi një kafe me princeshën Kiara Tito, nesër para drekës? Në pritje të përgjigjes tuaj. Me respekt Luani" shkruhet në letër.

Pritet të shihet reagimi i Kiara Titos, nëse do e pranojë të pijnë kafe bashkë.


Video