Video virale/ E çoi në Romë për t’i propozuar për martesë, ajo i thotë “jo”!

28 December 2023, 10:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video virale/ E çoi në Romë për t’i propozuar

Një i ri ka përjetuar momentet më të sikletshme të jetës së tij në Romë, ku u ul në gjunjë dhe i propozoi të dashurës së tij për martesë. 

Çifti ishte duke kërcyer nën dritat e Krishtlindjes, ndërkohë në një moment djali bie në gjunjë, duke mbajtur një unazë nën tingujt e O Sole Mio nga një tenor. Para dhjetëra njerëzish, i riu i kërkoi të dashurës që të martohej me të, ndërkohë ajo i përgjigjet: Nuk e prisja, nuk jam gati. A është kjo arsyeja pse erdhëm në Romë?

Siç shihet edhe në video, vajza dukej në siklet dhe i kërkonte vazhdimisht të dashurit të saj të ndalonte, ndërsa tenori vazhdonte të këndonte.

Vajza i përgjigjet “jo”, ndërsa i riu ngrihet i lënduar.

 

 

 


Video