E trishtë/ Konkurronte në Eurovizion për Izraelin, këngëtari vdes në luftë

28 December 2023, 09:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E trishtë/ Konkurronte në Eurovizion për Izraelin,
Shaul Greenglick

Një rezervist izraelit është vrarë në Rripin e Gazës orët e fundit, vetëm pak javë pasi ja doli të fitojë një konkurs kënge në televizion, që i mundësonte edhe pjesëmarrjen në festivalin, për të përfaqësuar vendin në Eurosong.

26-vjeçari, Shaul Greenglick, performoi këngën "Israel's Rising Star" më 3 dhjetor, para se të thërritej për t’u mobilizuar në luftën kundër Hamas.

Edhe në skenë ashtu u ngjit, me veshjen e tij ushtarake, ku këndoi një baladë popullore. Një prej gjyqtarëve madje i sugjeroi që ta ndërpresë këtu këtë pasion të tijin, për momentin, pasi do të shërbente më shumë në luftë sesa në festival.

Funerali për Greenglick u mbaj të mërkurën e 27 dhjetorit në Izrael. 166 ushtarë izraelitë janë vrarë deri tani në ofensivën e ushtrisë drejt Gazës. 


Video