Sinan Hoxha është një nga këngëtarët e njohur të muzikës popullore. Për “Pardon My French”, ai ka treguar vështirësitë që ka kaluar gjatë pandemisë ku ai u shpreh se është zhytur në borxhe dhe se ka qenë një periudhë mjaft e vështirë për të.
Ai tha se bashkëshortja e tij, Andrra ka qenë një bekim për të dhe se i ka ndryshuar të gjithë jetën. Sinan Hoxha shtoi se që nga dita që është fejuar, ora 21:00 e gjen në shtëpi, përveç netëve që ka koncert.
“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm.
Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert.
Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite”, tha ai.