Policia i prish koncertin Mozzik-ut në Tiranë, reagon reperi

12 June 2022, 14:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia i prish koncertin Mozzik-ut në Tiranë, reagon reperi
Mozzik dhe Policia

Forcat e Rendit nuk e kanë lejuar zhvillimin e një koncerti të reperit Mozzik në Tiranë për shkak të muzikës së lartë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Mozzik iu kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve të Tiranës që po e prisnin të ngjiste skenën. Ai ndër të tjerash thotë se ndërhyrja e policisë së shtetit ishte komplet e gabuar dhe absurde.

“Iu kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Tiranës. Sonte unë erdha në klub që të përfundoj performancën time, në ora 1:00 kishte forca të Policisë brenda që e ndalen muzikën. Nuk e di këto vendime e këto kufizime gjëra kush i bën, por janë gabim. Ndërkohë që gjithë kufizimet janë larguar, qenka ende muzika problem.

Gjithsesi e imja ishte të ju kërkoj falje se sonte kishim qëllim të kënaqemi po ja që e ndalën muzikën e na prishën komplet natën. Shihemi shumë shpejt! Tiranë ju dua!" shkruan Mozzik.

Policia i prish koncertin Mozzik-ut në Tiranë, reagon reperi


Video