"Fevziu, Artan Hoxha, turbulenca", çfarë krimesh më të rënda paralajmëron Cllevio Serbiano me këngën e tij?

12 June 2022, 11:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Fevziu, Artan Hoxha, turbulenca", çfarë krimesh më
Fevziu, Cllevio dhe Artan Hoxha

Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti u bë kryefjala e medieve pas sherrit të bujshëm me reperin tjetër Noizy në lokalin e këtij të fundit në qytetin e Durrësit. Pas sherrit, Cllevio u arrestua për thyerje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa bizneseve të Noizyt iu vendos tritoli.Armiqësia prej tyre ishte prej shumë vitesh për shkak të rivalitetit mes dy grupeve OTR dhe TBA.

Por, Kleviol Ahmeti, ose siç njihet ndryshe Cllevio Serbiano, nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2014 ai u arrestua si i përfshirë në çështjen e avionit me drogë që u kap në Divjakë. Për këtë çështje, Cllevio Serbiano  u dënua me 7 vite e 4 muaj burg si bashkëpunëtor, por në qeli ndenji vetëm 6 vite dhe pas daljes nga burgu ju rikthye sërish muzikës.

Më 19 Mars 2021 ai u arrestua sërish nga Policia, pasi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën doza me lëndë narkotike kanabis dhe 3 armë të ftohta (thika).

Gjithsesi, në rreshtat e këngëve të tij, të cilat kryesisht i bazon në histori personale, Cllevio Serbiano paralajmëron krime edhe më të rënda.

Në këngën me titullin “44 Trilliona” ai shprehet se një ditë do e shohim në kronika të zeza me krime që s’na i kap imagjinata. Mes rreshtave, ai përmend dhe moderatorin Blendi Fevziu, si dhe gazetarin e kronikës, Artan Hoxha, ku pretendon se ata do diskutojnë për të.

Disa vargje të këngës “44 Trilliona”:

“Ndoshta një ditë më shikon në kronika të zeza

Klan, Fevziu, Artan Hoxha, turbulenca

Ça 44 ditë seanca te gjykata

Krimet e rënda ty s’ta kap imagjinata

Tre prokurorë artikulojnë intenerarin

Pretenca 91 vjet, kupton t’i o k*ri”


Video