Një dron nga fansat mbërriti sot mbi shtëpinë e "Big Brother Vip Albania", ku i dedikohej këngëtarit Luiz Ejlli, pasi ai ndodhet në situatë të rënduar psikologjike pas emisionit të djeshëm.
Në pankartën e dronit shkruhej: "Si i thuhet luanit në shqip? #MELUIZIN", por sapo u pa droni nga banorët, ata u urdhëruan të futen në dhomën e gjumit dhe nuk u lejuan ta shikonin.
Por, kjo duket se nuk ishte pankarta e vetme për Luizin ditën e sotme, ku fansat dëshironin t'i përcillnin një mesazh nga ajri.
Piloti Arbër Xhaja, i cili u bë i njohur për publikun sezonin e shkuar të "Big Brother Albania VIP", ka treguar se fansat e Luizit i kanë dhënë një pankartë me foton e këngëtarit dhe mbishkrimin "Forca Kampion, Jemi Me Ty, Ne Të Besojmë", që ai ta shpaloste mbi shtëpinë e "BBV" me parashutë.
Por, në një video të publikuar në InstaStory, Arbër Xhaja sqaron se ngritja e parashutës mbi shtëpinë e BBV është ende e ndaluar nga produksioni dhe është në pritje të një komunikimi të dytë.
