Deklarata e dytë skandaloze e Dea Mishel: Unë nuk jetoj dot me njerëzit që janë drejt vdekjes

11 January 2023, 14:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deklarata e dytë skandaloze e Dea Mishel: Unë nuk jetoj dot me
Dea Mishel Hoxha

Blogerja Dea Mishel Hoxha u bë e njohur pak kohë më parë për pjesën më të madhe të publikut për një deklaratë skandaloze ku u tall me fëmijët jetimë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Dea Mishel shfaqej duke qeshur dhe shprehej: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”

Por, mbrëmjen e djeshme në "prime-n" e Big Brother VIP Albania, blogerja lëshoi një tjetër deklaratë skanaloze. Teksa po diskutohej mbi situatën e Luiz Ejllit, ende pa dalë analizat, që falë Zotit ishin mirë, ajo deklaroi se nuk jetonte dot me personat që janë drejt vdekjes.

"Nëse është vërtetë sëmurë duhet ta dimë sepse unë personalisht nuk mund të jetoj përditë me dikë që mund të jetë duke vdekur dita ditës." u shpreh Dea Mishel Hoxha.

Pikërisht kjo deklaratë e saj ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjet dhe Dea po kryqëzohet në rrjet me komente nga më të ndryshmet. Sipas Deas, ne nuk mund të jetojmë dot me personat që kanë një sëmundje të rëndë, por duhet t'i braktisim ata. Të paktën, këtë la të nënkuptohej me deklaratën e saj.

Deklarata e dytë skandaloze e Dea Mishel: Unë nuk jetoj dot me


Video