'Nuk ka gjë më të vështirë për mua'/ Rozana Radi del me kërkesën publike: Ju lutem mos e bëni

30 November 2022, 11:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Nuk ka gjë më të vështirë për mua'/

Rozana Radi është një ndër këngëtaret shqiptare më të arrira. ajo ka dhuruar një numër të madh HIT-esh si këngëtare dhe si tekst-shkruese. Gjithashtu ajo njeh sukses edhe në fushën e biznesit.

Përveç suksesit, Rozi ka ndarë me publikun e saj edhe momentet e vështira në jetë. Prej vitesh këngëtarja ka humbur të dy prindërit të cilët i kujton me mall e lot në sy në pothuajse çdo intervistë.

Së fundmi ajo ka ndarë një postim ku shprehet se fotot e publikuara nga varret e familjarëve nuk jane te pershtatshme te publikohen në rrjete sociale.

“Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve të tyre! Ju lutem mos e bëni! Askush nga ata që nuk jetojnë më nuk do ta donte këtë gjë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????????? ???????????????? ???? (@rozana_radi)

Mbajini në zemër kujtimet, dashurinë, dhimbjen. Çfarë do t’i tregoni “popullit” të facebook dhe Instagram me këto foto? Ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë! Ndaj quhet paqe e perjetshme!”, shkruan Rozana Radi në Instagramin e saj ku i kanë dhënë të drejtë një pjesë e madhe e ndjekësve, përfshirë edhe personazhe publik.


Video