Nominimet plasën sheshit, vjen "Zarfi i Zi" për Luizin, Oltën, Kristin dhe Armaldon

10 February 2023, 14:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nominimet plasën sheshit, vjen "Zarfi i Zi" për Luizin,
Armaldo

Megjithëse “Mosdiskutimi i nominimeve” është një ndër rregullat kryesorë të këtij formati, banorët e edicionit të dytë e kanë shpërfillur totalisht “tërheqjen e veshit” nga produksioni disa herë.

Me hyrjen e banorëve të rinj në shtëpi, ata kanë nisur të bëjnë sërish plane kë do të nominojnë për ta nxjerrë nga shtëpia.

Dy ditë më parë, Olta, Luizi, Armaldo dhe Kristi u bënë bashkë duke folur hapur për nominimet për të ruajtur ‘bërthamën’ e banorëve, siç ata e quajnë, dhe në katër eliminimet e radhës të hiqnin Dean, Diolën, Tean dhe Nitën dhe më pas me tre banorët e rinj.

Por, Vëllai i Madh nuk e ka toleruar aspak thyerjen e rregullit kaq hapur dhe ditën e sotme ka shkuar një Zarf i Zi, që i përket një dënimi pikërisht për Oltën, Luizin, Armaldon dhe Kristin, ku vendimi do të mësohet gjatë spektaklit të nesërm.

Nuk e dimë sa do të penalizojë ndëshkimi i zarfit lojën e tyre, megjithatë duket se çdo ditë e më tepër rrjeta e situatave në shtëpi po ndryshon.




Video