Bjordi Mezini flet për herë të parë për videon virale dhe Ylli Bakën "si ish i dashuri i Kiarës"

10 February 2023, 13:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bjordi Mezini flet për herë të parë për videon virale

Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Bjordi Mezini, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“E kam thënë jam single sepse jam vetëm aty brenda. Nuk isha gati për një lidhje. Fakti që jam apo jo i lidhur nuk do ndikojë në lojë”, sqaroi Bjordi.

Ai gjithashtu u pyet edhe në lidhje me projektet e reja, ku tha:

“Po, do vazhdoj serialin tim “H.O.T.”. Fillojnë xhirimet në mars. Kam shumë punë, e kemi shtyrë goxha”.

Por moderatorët e njohur të “Wake Up” i kujtuan edhe një nga momentet plot humor brenda në shtëpi. Është fjala kur gjatë një bisede me Luiz Ejllin ku ky i shprehte frikën se mos një ish-i dashur i Kiara Titos hynte në shtëpi, Bjordi përmend Ylli Bakën…

“Nuk e mbaj mend ta kem thënë ashtu. Ka një fije dyshimi që mund të jetë montuar. Por duke e njohur veten, edhe mund ta kem thënë. Më bënte shumë për të qeshur vetja ime”, tha ai.

 


Video