Noizy i blen Ylli Limanit një "Mercedez Benz" luksoz? (FOTO)

14 October 2022, 21:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Noizy i blen Ylli Limanit një "Mercedez Benz" luksoz? (FOTO)
Noizy dhe Ylli Limani

Yll Limani dhe Noizy po vazhdojnë shakatë dhe ngacmimet publike në distancë përmes rrjeteve sociale. Një i radhës, është shënuar së fundmi.

Së fundmi, Noizy ka vendosur që t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të cilat kanë qenë nga më të ndryshmet. E në mesin e tyre, një koment e ka pasur edhe Ylli, i cili duket të ketë bërë një blerje të rëndësishme së fundmi.

Ai zotëron tashmë një Mercedes Benz, për të cilin mesa duket njerëzit dyshojnë që ia ka blerë Noizy, i njohur për pasionin e tij për makina, njëherësh koleksionues i ‘bishave’ të shtrenjta si Ferrari e Lamborghini.

“Kallxoju që s’ma ke ble ti kerrin se më çmendën”, ka qenë komenti i Yllit i cili ka pasur një replikë epike nga Noizy.

“Yll Limani ka ble një benz dje dhe ja bleva unë”, është shprehur reperi me doza humori.

Noizy i blen Ylli Limanit një "Mercedez Benz" luksoz? (FOTO)


Video