Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ndër mediat më të mëdha italiane TgCom ka shkruar në lidhje me incidentin e ndodhur në gjysmëfinalen e Big Brother Albania Vip 4 ku konkurrenti i eliminuar nga gara Jozefin Marku goditi me shuplakë (tashmë) finalistin Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.
"Kaos gjatë gjysmëfinales së “Big Brother VIP” në Shqipëri. Këngëtari Jozi ka goditur me grusht rivalin e tij (një tjetër këngëtar) Gjestin, duke e rrëzuar në tokë. Gjesti u dërgua menjëherë në spital dhe policia arrestoi agresorin para kamerave", shkruan ndër të tjera TgCom.
"Sipas “VoxNews Albania”, këngëtari është liruar në orët e para të mëngjesit", vijon më tej artikulli i medias italiane.