Ish-missi Sara Gjordeni, ka bërë një dedikim të ëmbël ndaj bashkëshortit të saj, Bardhi Idrizit, teksa ka postuar një imazh ku ky i fundit mban në krah vajzën e trye dhe e ushqen.
Para se të vinte në jetë vajza e tyre Nea, Sara teksa në një intervistë ka treguar një nga periudhat më të vështira financiare, gjatë marrëdhënies me Bardhin, kur ky i fundit prishi marrëveshjen me menaxherin e tij.
Sara u shpreh se Bardhi mbeti pa para, por ia kanë dalë falë punës që vetë ajo bëntë, por edhe mbështetjes familjare.
Gjatë kësaj periudhe të vështirë financiare, Bardhi i ka premtuar Sarës se për çdo gjë që ajo ka bërë do t’ia kthejë dyfish.
Ish-modelja tha se kjo situatë tashmë ka kaluar, pasi Bardhi gjatë verës ka bërë shumë koncerte.