Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Luizi komentoi nominimin e kësaj jave, ku publiku votoi 86 përqind që Olta dhe Kiara të dilnin “kokë më kokë” me njëra tjetrën.
Ai u shpreh se nëse publiku vendos të largojë Kiarën nga shtëpia, ai do bëjë gati valixhet dhe do largohet bashkë me të.
“Nëse del Kiara unë do bëj gati valixhet dhe do dal bashkë me të. Ky nominim është Olta përballë meje dhe Kiarës. Nëse mbështetësit e mi nuk votojnë për ne, atëherë unë do dal bashkë me Kiarën”, tha Luizi.
Përmes një votimi paraprak, ku banorët shkuan në dhomën e rrëfimit dhe nominimuan Kiarën dhe Oltën, kjo e fundit mori 8 vota.
Duke qenë se doli më pak e preferuara, krahasuar me Kiarën, ajo kishte të drejtën të shkonte në suitë me një banor. Olta zgjodhi Dean.