Që në fillim, Luizi ka treguar se nuk është aspak tipi i rrjeteve sociale, por buja që ai pati në BBV, bëri që profili i Instagramit të tij, i hapur nga një mikesha e tij [Jurgena] ka shkuar mbi 630 mijë ndjekës.
Sot, u tha se Instagramin e Luizit e mori nën menaxhim motra e Luizit, Ina Ejlli dhe madje kjo e fundit i ndryshoi dhe emrin duke i vënë të sajin me arsyetimin se Instagramin kishte rënë pre e sulmeve për t'u vjedhur.
"Fansa të dashur! Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri, familja e Luizit" -shkruhet në një postim në InstaStory.
Por, duket se këto ndryshime në Instagramin e Luizit nuk janë pritur aspak mirë nga fansat e këngëtarit, të cilët kanë filluar duke "ndëshkuar" familjarët e Luizit. Brenda pak orësh, Instagramit të Luizit i kanë ikur mbi 5 mijë ndjekësa, pasi ka qenë 637 mijë dhe tani ka shkuar 632 mijë, teksa vazhdojnë ende t'i ikin të tjerë.

Por, ajo çfarë vihet re është se dhe në komente kanë reaguar ashpër në lidhje me ndryshimin e emrit. Disa kanë kritika edhe për arsyen se ata që e menaxhojnë profilin, duket se s'kanë shumë qejf ta përmendim e ta përfshijnë Kiarën.
Ditët e fundit nuk ka patur asnjë postim apo InstaStory në profilin e Luizit në mbështetje të Kiarës, e cila rrezikon natën e sotme të dalë në një nominim të vështirë kokë më kokë me Oltën. Madje thuhet se kjo ka qenë dhe arsyeja e një debati mes familjarëve të Kiarës dhe personave që menaxhojnë Instagramin e Luizit, dhe pas debatiti personat që menaxhojnë instagramin e Luizit kanë hequr të gjithë familjarët e Kiara Titos nga lista e ndjekësve, ku një prej tyre është dhe tezja e Kiarës, Gena.
"Një pyetje për ty shoqja e Luizit që menaxhon këtë Instagram: I dëgjon deklaratat e Luizit për Kiarën? Më ç'të drejtë nuk e poston Kiarën se po na vini në dyshime?", shkruan dikush.
Një tjetër ka shtuar:
"Ti që menaxhon faqen e Luizit, pse nuk e mbështet Luizin në thirrjet dhe kërkesat që ai bën; pse nuk e zbaton dëshirën e tij; pse nuk respekton zgjedhjen e tij, pse nuk shpërndan asnjë video ku të permendet dhe Kiara Atëherë çdo gjë është fallco nga ana jote dhe ti nuk përfaqëson Luizin dhe atë çfarë ne duam tek ai."
Edhe njerëzve që nuk u pëlqen ndryshimi i emrit nuk janë të paktë.
"Të lutem ktheje emrin si e kishte nuk të ndjekim ty, por Luizin...; Ose ndërrojeni përsëri emrin, ose do t'ju bëjmë 'unfollow'. Vetëm do zbehet përkrahja ndaj tij, nëse nuk e ndërroni"; Po i bëni dëm Luizit duke ndërruar emrin në rrjetet sociale. Kjo është e padrejtë; Po e dëmtoni Luizin dhe lojën e tij; Unë do ju bëj unfollow deri sa Luizi ta menaxhojë vetë Instagramin; Kjo është antireklamë për Luizin", janë vetëm disa prej komenteve në Instagram.
