Luiz Ejlli në Big Brother Vip 3, Ledion Liço zbulon surprizën e veçantë këtë të shtunë

13 March 2024, 17:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luiz Ejlli në Big Brother Vip 3, Ledion Liço zbulon surprizën e
Luiz Ejlli / Ledion Liço

Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother Albania Vip, do të jetë i ftuar në “prime” të mbrëmjes të së shtunës.

Këtë e ka zbuluar moderatori Ledion Liço, i cili ka thënë se Luizi do të jetë i pranishëm gjatë gjithë mbrëmjes të së shtunës, por pa dhënë më shumë detaje.

“Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të ‘Big Brother VIP’. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha Ledioni.

Luizi jo vetëm që u shpall fitues i BBV2, por arriti të fitojë një mbështetje të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë, me qindra mijëra fansa të cilët e vlerësuan për lojën e veçantë brenda shtëpisë, dhe vijojnë ta mbështesin edhe sot.

Ai dhe moderatorja Kiara Tito janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.


Video