"Prime" i Big Brother Vip Albania 3 ka nisur me debat të ashpër mes Julit dhe Romeos.
Ky i fundit e akuzon Julin se po qëndron mes tij dhe Heidit. Ndërsa Juli thotë se ai i sheh të dy si lojtarë brenda shtëpisë, dhe se nuk i intereson nëse ata janë bashkë apo të ndarë.
Pjesë nga debati:
Romeo: Shikoje ku je, je në mes të dy personave që kanë ndjenja ndaj njëri-tjetrit.
Juli: Mua nuk më intereson, se janë ndarë a bashkë, për mua janë dy lojtarë të veçantë. S'më intereson! As nuk më takon fare, e kam ndihmuar këtë lidhje
Romeo: Ua, ua, po tani me ça po merresh? Jo po do të të marrim leje ty!
Juli: Nuk e le këtë të vendos këtu.
Romeo: Kur unë jam prekur Juli ka thënë shko andej dhe qaj, kjo është e turpshme nga një 40-vjeçar. Në momentin që unë i them Julit më respekto!
Juli: Të kam ndihmuar o njeri, për lojën nuk...