Lidhjet intime dhe jeta me Sabianin, rrëfehet Keisi: Është në dijeni të takimeve që kam me meshkujt, por…

18 Tetor 2025, 18:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Keisi dhe Sabiani

E ftuar së fundmi në një intervistë televizive ka qenë këngëtarja Keisi Medini, e cila njihet shumë nga publiku si vajza e Sabianit, këngëtarit të njohur shqiptar.

Keisi ka treguar shumë për jetën e saj personale, biznesin e saj të ri dhe si është të jesh vajza e një këngëtari të famshëm si Sabiani.

“Është shumë qejf. Shumë bukur. Më pëlqen. Tani për momentin po dal pak vetëm dhe nuk e di se si ai do ta marrë, se e shoh që është mërzitur pak. Po gjithsesi dhe shtëpinë tjetër që kam marrë, e kemi as dy minuta larg njëri-tjetrit. Nuk rrimë dot ne pa njëri-tjetrin. E kemi shumë të vështirë”.

Keisi ka treguar shumë për jetën e saj personale.

“Ne nuk kemi debate të tilla në familjen tonë. Edhe në stilin e jetës e kemi shumë të njëjtë. Pothuajse është e njëjtë sepse ne jetojmë të dy. Domethënë edhe kafen e mëngjesit e pimë bashkë. Planet gjatë ditës i bëjmë bashkë. Është komplet diçka ndryshe. Aty kemi qenë para kamerave, një Shqipëri e tërë duke parë, ndërsa në jetën tonë reale është komplet ndryshe. Sepse normalisht ai person që do vijë, do takojë babain tim, do jetë burri im i ardhshëm.

Se s’mund të takoj tani ndoshta unë nuk kam pasur shumë dalje me meshkuj, por dy-tri takime që mund të kem pasur, po babi ka qenë dijeni patjetër. Por jo që i ka takuar normalisht. Unë dua ta kthej shumë mirë përgjigjen se babi do më vrasë”, – u shpreh Keisi përgjatë intervistës.


Video