Cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram? Jul Deda është rritur me një mijë ndjekës në Instagram duke shkuar nga 444 në 445 mijë. Duket se Juli është aleat në lojë me Ledjonën, e cila është rritur me 1.2K ndjekës duke shkuar në 47.5 mijë.
Bardhi është rritur me plot 12 mijë, duke shkuar nga 300 në 312 mijë ndjekës. Kalojmë tek një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 3.3 mijë ndjekësish dhe Meritoni me plot 17 mijë ndjekës më tepër.
Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë ndarë, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 3 mijë ndjekës duke shkuar në 111 mijë, teksa partneri i saj ka shtuar 2K dhe tani numëron 324 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje, teksa kjo e fundit ka shtuar 1 mijë, ndërsa Roza nuk ka ndryshuar duke numëruar sërish 827K.
Ndërkohë, një rritje prej 3 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 249 në 252 mijë. Sa i përket tre prej banorëve që janë futur së fundmi në shtëpi, Julia, Sara Karaj dhe Silvi, ata kanë fituar përkatësisht; Julia 1545 mijë, Sara 10 mijë, ndërsa Silvi nuk ka ndryshuar.