Sara ishte pa dyshim një prej konkurrenteve më të forta të Big Brother Vip 3, megjithatë duket se një impulsivitet i momentit e ndëshkoi me eliminim nga shtëpia.
Ditën e sotme, ajo ka vendosur të flasë hapur, për të kaluarën por edhe për atë çka e pret tashmë që ka dalë nga BBV, por brenda ka lënë ende të dashurin e saj, Bardhin.
Në emisionin “Ftesë në 5”, Sara foli edhe për Silvin, i cili gjithashtu u bë pjesë e shtëpisë.
“Nuk e kam unë në dorë kush futet, një histori 10 vjet më parë. Nuk e kam unë në dorë kush futet, e ka produksioni. “Po ti se si e shikoje”. Po si ta shikoja? Ai erdhi, u tregua zotëri, shumë i respektueshëm, dhe unë kam respekt se si ai njeri e ka trajtuar mua dhe Bardhin”, u shpreh ajo.
Për Bardhin, Sara nuk kurseu fjalët më të mira, duke thënë se edhe brenda shtëpisë nuk bën lojë, pasi është tepër i sinqertë.
“Nuk pata shumë për të thënë, më kanë bërë vetëm një pyetje për Bardhin “a e ndjen ti”? Dhe kam thënë “po”, Bardhi është ....si ëngjëll, vetëm njeri nuk është. Është shumë i mirë, i drejtë, i pastër, nuk ia ka njeriu me të futur, e unë i them “çfarë do brenda” sepse ajo lojë ka shumë intriga”, tha ajo.
Të erdhi keq që motra e tij... u fut brenda, se jashtë u konstatua si një lloj qëndrimi.
Jo, sepse unë isha shumë e ndërgjegjshme si ishim aty brenda, edhe që pak më parë ishite shfaqur një prime ku ne ishim grindur. Unë e prisja, jam shprehur nëse do të duan të shohin kush jam jashtë, jam mëse e gatshme të tregoj.
Nëse do të kishe mundësi ta takoje tani Bardhin do i thoje?
Dëgjo vetëm zemrën, i vijnë disa zëra...
Dasëm apo bashkëjetesë?
Nëse duan dasëm, dasëm, po edhe bashkëjetesë, si mund të iki nga shtëpia pa fustan të bardhë.