
Aktorja e njohur, Gwyneth Paltrow ishte e ftuar në blogun “Who’s in my Bathroom” të modeles Hailey Bieber dhe vendosi të bënte një shaka me të.
Fituesja e Oskar iu drejtua ylli 25-vjeçar të pasarelave duke i thënë: “Kam bërë seks me babain tënd në banjë”, duke lënë të befasuar modelen.
Por shpejt ajo shtoi se ishte thjesht duke bërë një shaka. Aktorja aktroi së bashku me babain e Hailey, Stephen Baldwin në filmin “Mrs. Parker and the Vicious Circle”. Gjatë bisedës në blog, ajo kujtoi kohën kur punonte me të atin e modeles.
“Isha 20-vjeçe, ka kaluar shumë kohë. Por ai ishte i mrekullueshëm, ishte kaq i këndshëm”, tha Gwyneth.
E lehtësuar Hailey iu përgjigj: “Më bëhet qejf që e dëgjoj këtë. Imagjinoni sikur të më thonit: “Ai ishte i tmerrshëm, ishte makth të punoja me të.”
Ndërsa aktorja, shtoi: “Do ishte shumë keq. Apo nëse do të të thosha: Kam bërë seks me babain tënd në banjo?”
Hailey është gjithashtu mbesa e aktorit të nominuar për Oscar, Alec Baldwin, i cili tani është në pritje të fëmijës së tij të tetë pasi qëlloi aksidentalisht për vdekje kineasten Rust DP Halyna Hutchins më 21 tetor.
Ndërkohë, Gwyneth, kumbari i së cilës është Steven Spielberg, është vajza e aktores fituese të çmimit Emmy, Blythe Danner dhe producentit të ndjerë të nominuar për Emmy, Bruce Paltrow.
Duke diskutuar avantazhet që kishte në botën e aktrimit për shkak të prindërve të famshëm, Gëyneth tha: “Keni akses që njerëzit e tjerë nuk e kanë. Pra, fusha e lojës nuk është e barabartë. Megjithatë, sapo këmba jote hy në derën, në të cilën fute padrejtësisht, atëherë duhet të punosh pothuajse dy herë më shumë dhe dy herë më mirë, sepse njerëzit janë gati të të tërheqin poshtë dhe të thonë: “T’i se ke vendin këtu. Je këtu vetëm për shkak të babait ose nënës suaj”. Hailey e emocionuar tundi kokën: “Jam dakord.”