
Partnerja e re e Jude Bellingham, Aslin Castro, është në qendër të të gjithë Evropës pas paraqitjes së tyre së bashku disa javë më parë në Santiago Bernabeu.
Në rrjetet sociale nisi një ortek thashethemesh për të kaluarën e saj romantike, nga skenarët e marrëdhënieve me aktorët e Hollywood-it, tek imazhet e rreme në faqet e internetit për eskorta luksoze.
Modelja vendosi t’i përgjigjet thashethemeve që qarkullonin rreth emrit të saj përmes rrjeteve sociale, duke thënë se “Gjëja më e vështirë është të mos thuash të vërtetën, por të gjesh guximin për ta thënë atë”.
Raporte dhe thashetheme të ndryshme në internet pohuan se Aslin Castro kishte një marrëdhënie të mëparshme me Michael B. Jordan dhe emra të tjerë të famshëm, ndërkohë që pohohej edhe se më parë ishte lidhur me Lewis Hamilton dhe James Fox.
Castro, 27 vjeç, ndau anën e saj të historisë në një monolog 10-minutësh të TikTok me titull ” pjesa më e vështirë nuk është të thuash të vërtetën, por të gjesh guximin për ta bërë atë”.
“Le të flasim për historinë e takimeve. Unë kam pasur tre djem në tetë vitet e fundit. Në vitin 2017 kam pasur lidhjen time të parë dhe ai është personazh publik, ndaj për këtë jam përballur me njerëz që flasin për mua, shpikin gjëra për mua. Nuk kishte asgjë në internet për mua më parë, kështu që njerëzit shpikën një sërë gjërash për të justifikuar urrejtjen e tyre për mua për shkak të atyre që takohesha në atë kohë. Dhe më pas, për gjashtë vitet e fundit pas kësaj, u takova me dy njerëz. Pra, tre marrëdhënie në total,” shprehet 27-vjeçarja.
Ish-i dashuri i Aslin Castro ishte lojtari i NBA-së Terrance Mann, i cili e ka mbrojtur atë publikisht në të kaluarën dhe në mënyrë të ngjashme ka mohuar akuzat e rreme të bëra për të në internet.
Ka pasur gjithashtu akuza se 27-vjeçarja ka krijuar llogari të rreme në rrjetet sociale në të kaluarën, të cilat ajo i ka mohuar në mënyrë të ngjashme.