Julia Roberts njeh edhe symbyllur George Clooney-n dhe i jep një të puthur (VIDEO)

15 October 2022, 21:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Julia Roberts njeh edhe symbyllur George Clooney-n dhe i jep një të
Julia Roberts njeh edhe symbyllur George Clooney-n

Në emisioni i famshëm të Jimmy Kimmel ishin të ftuar aktorët Julia Roberts dhe George Clooney.

Gjatë një loje, mes gjashtë burrave përfshirë edhe Jimmy Kimmel që prezanton, Julia Roberts e gjeti symbyllurazi mikun e saj George Clooney.

Kjo ishte sfida e saj e ftuar dje në program për të promovuar filmin e ri “A ticket ti paradise”. Përmes prekjes, a mund ta gjente George Clooney-n?

Dhe po. E gjeti. E gjeti dhe e puthi pastaj.


Julia Roberts dhe George Clooney janë protagonistë në filmin që po shfaqet premierë në kinema “A ticket to paradise”. Në të luajnë rolin e një çifti të divorcuar që përpiqen të ndalojnë dasmën e nxituar të vajzës së tyre. Në film iu desh edhe të putheshin. Një moment sikleti për të dy.

Julia Roberts është mike e familjes Clooney dhe madje fëmijët e George dhe Amal i thërrasin asaj “halla Julia”.


Video