"Ti je karagjozja e krejt botës"/ Këtë herë "plasi", Wanda Nara nxehet me fjalët e Icardit, konfirmon se është beqare

15 October 2022, 14:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Ti je karagjozja e krejt botës"/ Këtë herë

Wanda Nara ishte e ftuar në "Red Flag", një program argjentinas i drejtuar nga Grego Rossello, Agustín Franzoni, Belu Lucius dhe Tuli Acosta në "TV Luzu". Sipërmarrësja u pushtua natyrshëm nga pyetjet lidhur me jetën e saj të dashurisë. "Unë jam beqare", – përsëriti Wanda.

Sipërmarrësja ishte mjaft e qartë për statusin e saj të ri si beqare dhe la të kuptohet se nuk është në një lidhje. Wanda më pas i befasoi të gjithë me disa histori të kaluara: "Më bënë rreth katër propozime për martesë.

Njëri nga ish-ët e mi është në burg tani. Maxi López? Meqenëse lojtarët e tjerë po u sillnin dhurata grave të tyre, ai më bleu disa këpucë nga secili markë me numrin tim të këmbës. Rreth 200 palë këpucë".

Transmetimi i djeshëm i drejtpërdrejtë nga Mauro Icardi në Instagram nuk u pëlqye absolutisht nga Wanda. “Ndarja do të jetë efektive kur ajo të shkojë në Stamboll, – sqaroi gazetari Angel de Brito. – Ajo është shumë e inatosur dhe këtë herë ndarja duket përfundimtare. Nuk i pëlqeu ajo që tha Mauro”.

Icardi, sulm shokues ndaj gruas së tij – Deri tani Mauro Icardi kishte qëndruar i përmbajtur. Ai dëgjoi intervistat, thumbimet sociale, deklaratat në televizionin argjentinas nga Wanda Nara, pa ndërhyrë për të konfirmuar apo mohuar versionin e gruas së tij. Por tani ka vendosur të thyejë heshtjen për të sqaruar marrëdhënien e tij. Dhe si gjithmonë kur flet Maurito e bën këtë pa filtra.

“Ti je karagjozja e gjithë botës”, kështu e përkufizoi ai në një Instagram "live", i ndjekur nga mbi njëqind mijë njerëz. Një shpërthim i rëndë, me tone shumë të ashpra i sulmuesit për gruan e tij. Një shpërthim që u ngjiz për javë të tëra mes akuzave dhe thashethemeve që prekin edhe fëmijët, të cilët Icardi dëshiron t’i mbrojë nga "Wandagate".

“Shumë gënjeshtra janë grumbulluar. Nuk jam ndarë ende, jam i martuar. Ajo është e zemëruar dhe unë po ashtu. Këto janë gjëra që ndodhin në një çift dhe që mund të zgjidhen në një mënyrë tjetër”, – tha argjentinasi nga Turqia.

Në fushë me Galatasaray për momentin kemi parë shumë pak nga Icardi. Si dhe në rrjetet sociale, ku u kufizua në disa postime për të rifituar dashurinë e humbur pas nëntë vitesh: “Askush nuk mund ta besojë atë që po kalon në kokën e saj. Mund të ndahemi, por nuk e bëjmë kështu. Wanda tha se tashmë jemi ndarë, por fundjavën e kaluar isha me të në Argjentinë dhe kaluam shumë mirë, ishim bashkë. Derisa u largova, gjithçka ishte në rregull”.

Tani që thashethemet po shkojnë më tej dhe po ndikojnë për keq edhe te fëmijët, si të tij, ashtu edhe të Maxi Lopez, sulmuesi argjentinas ka vendosur të reagojë. “Fëmijët lexojnë lajmet. Ata kanë rrjetet e tyre sociale dhe sigurisht që shohin çfarë thuhet dhe më pyesin mua. Si gjithmonë, iu sqaroj gjithçka dhe iu them të vërtetën. Ne jemi personazhe publike, të famshme, që krijojmë gjithmonë lajm. Do të doja të bënim lajm për gjëra të tjera, por fatkeqësisht sot nuk është kështu”.

Valentino Lopez, 14 vjeç, më i madhi nga fëmijët e ish-kapitenit të Interit, duket se ka telefonuar nënën e tij për t’i thënë që nëse vazhdon me këtë sjellje, do të duhet të largohen prej saj. Të tjerë gjithashtu do të ishin shumë të zemëruar me Wandën, e akuzuar se bën publike çdo histori të jetës së saj private (dhe për rrjedhojë edhe të tyren).

Sulmuesi më pas u ndal gjatë në marrëdhënien mes gruas së tij dhe reperit 22-vjeçar argjentinas L-Gante, në qendër të thashethemeve sociale dhe flirtit të supozuar me Wanda. Një hipotezë që ajo tashmë e ka mohuar. “Më dedikoi një këngë, ishte dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë”, – iu përgjigj Wanda pyetjes këmbëngulëse të një ndjekësi.

“Është thjesht një ‘scoop’ shtypi”, – përgjigjet Mauro. Sipas Icardit, gruaja e tij do të kishte qenë në lagjen Santa Barbara në Buenos Aires për të xhiruar videon e këngës “Vos sos adictiva” (Ti krijon varësi, në italisht), e shkruar për të nga reperi. “Ata ishin së bashku, duke bërë një video disi qesharake. L-Gante i përdori mirë fjalët e Wandës për t’u kapur pas gjithë kësaj afere”, – komentoi 29-vjeçari.

Mauro dhe fëmijët e tij nuk e pëlqejnë lidhjen me reperin: “Nuk janë njerëzit tanë, nuk pasqyrojnë stilin tonë të jetesës”. Tani ai pret përgjigjen e Wandës, ndoshta përmes rrjeteve sociale, sipas traditës.



Video