“Ia shave prindin nga robt nëpër dhëmbë”, Kelly nxjerr bllof Jozin, Loredana ngelet pa fjalë nga informacioni

6 March 2025, 18:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ia shave prindin nga robt nëpër dhëmbë”, Kelly
Loredana dhe Kelly

Kelly dhe Jozi kanë patur një diskutim të ashpër së fundmi. Teksa ishin duke folur lidhur me marrëdhënien e Loredanës dhe Jozit ky i fundit është teksa ka qenë duke shprehur se kanë krijuar respekt për njëri-tjetrin, Kelly i ka ndërprerë fjalën duke i thënë se Jozi e ka sharë babain e Lorit kur erdhi për ta surprizuar në shtëpi.

Pjesë nga debati:

Jozi: Kemi krijuar respekt.

Kelly: Ore ti kur i erdhi prindi ça e shave nga robt aty nëpër dhëmbë.

Jozi: Kë shajta nga robt unë çfarë po flet? A je në terezi?

Kelly: E ke videon mo zemra se ke dalë dhe jashtë! Ke dalë dhe jashtë mor burrë, mos më qesh mua.

Ndërkohë ndërhyn produksioni duke paralajmëruar Kellyn: Kujdes mikrofonin, pasi ishte informacion nga jashtë.

Pas kësaj, Kelly u shpreh se nëse ai ishte gabim lidhur me këtë gjë, Loredana të dilte jashtë dhe të shihte videon për të cilën bëhej fjalë.


Video