
Pas një periudhe të vështirë shkëputjeje nga skena muzikore, Gjesti është rikthyer në muzikë me një projekt tejet personal.
Kënga e tij më e re, “Memories”, vjen si një dedikim prekës për vëllain e ndjerë, Eldion Kelmendi, i cili humbi jetën tragjikisht në shtator të vitit të kaluar në moshën 15-vjeçare.
Gjesti ka zgjedhur ta shprehë dhimbjen, mungesën dhe mallin përmes muzikës. “Memories” është një rrëfim i hapur emocional, ku artisti flet për kujtimet që nuk fshihen kurrë, për boshllëkun që lë pas humbja dhe për përpjekjen për të vazhduar jetën, edhe kur gjithçka duket e pamundur.
Teksti i këngës është i mbushur me reflektime për kohën e kaluar bashkë, për pyetjet pa përgjigje dhe për ndjesinë e fajit që shpesh shoqëron humbjen.
“Muzika më ka qëndruar gjithmonë pranë, si në gëzim ashtu edhe në dhimbje. ‘Memories’ është një këngë që e kam shkruar me lot dhe që e kam pasur shumë të vështirë ta regjistroj. Jam përpjekur ta kursej familjen time, që të mos i mërzis shumë. Në gjithë këtë mërzi, po mundohem të gjej lumturi që po kthehem në muzikë afër jush", shkruan Gjesti në Instagram.
View this post on Instagram
Me këtë projekt, Gjesti nuk sjell thjesht një këngë të re, por një homazh për vëllain dhe një mënyrë për të ndarë dhimbjen me publikun.
Ky është teksti i këngës:
Hej man, a je tu m’ni
Se m’kanë metë shumë sene ty pa t’i thonë
E n’dhomën mrena menoj për ty
Kujtimet s’un i fshij
O baby s’jonë shumë kohë
Që na nuk jena mo
E di që malli, malli, m’merr po s’kom çka me bo
E di që s’kom motiv mo njëjtë jetën me vazhdu
Po sen n’dorën teme nuk o’, se e kisha ndryshu
E n’çdo free time na we was riding, dilshim bojshim driving
Mo nuk kthehet ajo kohë kur u kanë perfect timing
E kuptova kur ike sa shumë t’deshta unë ty
E pys veten “a ki mu kthy”
Na-na-na
Ani, ani, ani, ani, rest
Yeah, yeah…
Për ty unë kot po pres
Se tash e di që shumë ma mirë se unë je tu jetu
Yeah, yeah…
S’ki mu harru
Naah…
Ref.
Krejt çka ka metë, ka metë, tash veç kujtime
Çdo natë t’menoj e s’mun t’ndaj prej jetës time
S’mujta m’i majt, m’i majt, ato premtime
Po ti mu falma që s’ja fali vetës time