“Gëzuar Shën Valentinin”, Flori Mumajesi shfaqet duke puthur ish-banoren e Big Brother (FOTO)

12 Shkurt 2024, 17:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flori Mumajesi

Këngëtari Flori Mumajesi ndonëse shfaqet rrallë në media, gjithmonë krijon lajm duke bërë lëmsh ndjekësit.

Së fundmi, ai ka postuar një foto “provokuese” me ish-banoren e Big Brother VIP 2, Efi Dhedhes.

Në foto shfaqet Flori duke e puthur në faqe, ndërsa Efi e ka shoqëruar postimin e saj duke ironizuar me fjalët: “Gëzuar Shën Valentinin”.

Nuk dihet se çfarë  ka bërë bashkë Florin me Efin, ndoshta ndonjë projekt muzikor me rastin e ditës të të dashuruarve.

Mumajesi është përfolur për një lidhje me gazetaren nga Kosova, Liberta Spahiu, por asnjëri nga të dy nuk e ka konfirmuar.

“Gëzuar Shën Valentinin”, Flori Mumajesi shfaqet duke
Postimi i Efit

Video