
Shtëpia e yllit të njohur Kim Kardashian po krahasohet me një burg. Kështu komentojnë ndjekësit në rrjetet sociale, poshtë fotove të banesës gjigande të postuar nga vetë Kim në Instagram.
Edhe pse ka një pasuri marramendëse, Kim ka zgjedhur një stil minimalist për shtëpinë e saj, me të cilën jeton me 4 fëmijët. Ylli i reality show-t “The Kardashians” ndau me publikun e saj në Instagram një sërë pamjesh nga ambienti i brendshëm i rezidencës së saj e teksa mendonte se fansat e saj do t’i bënin përshtypje, ndodhi e kundërta.
Dhoma e saj e gjumit, si dhe salloni kanë tonalitetet në të bardhë dhe gri, me mobiljet e përzgjedhura në të njëjtat nuanca. Në fakt, në dhomat nuk ka asnjë dekorim, përveç mobiljeve bazë.
Në komentet e postimit të saj, shumë përdorues kanë komentuar negativisht dekorimin e shtëpisë, duke e krahasuar me... burg!
“Ndihesh e ftohtë duke e parë këtë”, shkruante një koment, ndërsa një tjetër shtonte : “Kjo shtëpi është kaq dëshpëruese”.
"Kimberly, ka burgje më të rehatshme se kjo, " shkruan një tjetër përdorues më poshtë, ndërsa të tjerë dukej se ishin dakord, duke thënë : "Është si izolim".
Megjithatë, 334 milionë ndjekësit e saj në Instagram nuk janë të vetmit që kritikojnë rezidencën. Siç zbuloi së fundmi në "The Ellen DeGeneres Shoë", vajza e saj 9-vjeçare North e quan shpesh shtëpinë "të shëmtuar".
"Sa herë që kemi një lloj mosmarrëveshjeje me North, ajo thotë: "Shtëpia jote është kaq e shëmtuar. Është e gjitha e bardhë. Kush jeton kështu?" Ajo mendon se po më mërzit kështu, dhe e bën vërtet. Është keq, sepse më pëlqen shumë shtëpia ime”, tha Kim Kardashian.