Ish-reperi Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero, i ka dhënë fund beqarisë pas divorcit të bujshëm nga modelja Arbenita Ismajli, disa muaj më parë.
Lajmi për martesën e ka dhënë vetë Fero përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan “Just married” ose “Të sapomartuar”.
Fero është kujdesur që të mos zbulojë identitetin partneres misterioze, duke publikuar foto tek duken vetëm duart e saj.
Kujtojmë se pas ndarjes nga Arbenita fëso i është përkushtuar fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim.
Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli, më të ciliën ka edhe një vajzë të quajtur, Nina.
Kujdestaria e së bijës u kthye në një mollë sherri mes Feros dhe Arbenitës, ndërsa reperi, pretendonte se modelja nuk e lejonte ta takojë.