"Fansat" e Gjestit sulmojnë Zebërvokin, ish banori i BBVip nxjerr armën (VIDEO)

9 March 2025, 14:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Fansat" e Gjestit sulmojnë Zebërvokin, ish banori i BBVip

Një kamerë e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të ‘Big Brother VIP Albania 4’, Zebërvokit, ka shkuar keq.

Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit Gjesti (edhe ky banor i BBVIP), i kane shkuar Zebërvokit në ambientin që ai po konsumonte kafen, dhe gjithçka ka përfunduar në përleshje.

Gjatë përplasjes, ish-banori i ‘Big Brother VIP’ iu ka drejtuar armën aktorëve, të cilët i kanë thënë se është e gjitha një kamerë e fshehtë. Ndërsa përplasjet fizike me shtyrje të Zebërvokit ndaj aktorëve të Andales nuk u ndalën.

Kujtojmë që Zebërvoki, i cili emrin e vërtetë e ka Marius Dervishi, është punonjës i Policisë së Shtetit. Ai gjithashtu është aktor dhe autor i disa filmave.

“Mos të preki njeri me dorë. Stop! Stop!”, thotë ai.

“Qetësohu, qetësohu, është kamera e fshehtë”, thojnë ata më pas.

Shiheni videon!


Video