Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë dhe është sërish i veçantë!

21 May 2025, 19:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë dhe
Einxhel dhe familja e saj

Duket se Einxhel Shkira di të zgjedhë emra për djemtë e saj! Moderatorja ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë dhe emocionues: lindjen e djalit të saj të dytë, të cilit zbuloi se i ka vënë emrin Kres.

Në një video të publikuar në Instagram, Einxhel shprehu dashurinë dhe mirënjohjen për pjesëtarin e ri të familjes së saj:

“Për ty Kres, do zgjidhja në secilën jetë të njëjtin fat, do ribëja çdo sakrificë, do përjetoja miliona herë të njëjtat dhimbje, vetëm për të të pasur ty në krahët e mi!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Deri tani Einxhel nuk e shpjeguar kuptimin pas tij, gjë të cilën premtoi se do ta bëjë më vonë. Është e mundur që Einxhel dhe DJ Dagz (Arbër Gumnishta), të kenë zgjedhur këtë emër pas një domethënieje personale për ta.

Einxhel dhe Dagz u bënë prindër për herë të parë në vitin 2022 me djalin e tyre Trev. Ata shpjeguan se emri i vogëlushit, gjithashtu unik, kishte një kuptim tejet domethënës: “Trev është copa jonë, është bashkimi në një, Kosovë-Shqipëri”.

Historia e dashurisë mes Einxhelit dhe Dagzit filloi gjatë pjesëmarrjes së tyre në edicionin e parë të "Big Brother VIP".


Video