E dashura e Mozzik i jep fund spekulimeve pasi u tha se është shtatzënë, poston fotot

15 Mars 2025, 18:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mozzik-u dhe Lotina

Prezantuesja Lotina Haziri ka reaguar publikisht ndaj spekulimeve të fundit që sugjeronin se ajo mund të ishte në pritje të ëmbël.

Në një postim në InstaStory, ajo ka mohuar kategorikisht thashethemet, duke i quajtur ato “clickbait” dhe duke kërkuar që emri i saj të mos përdoret për tërheqje vëmendjeje.

“I kam shtuar pesë kilogramë. Jo shtatzënë. Ndaloni së përfituar klikime nga unë” – ka shkruar Lotina në rrjetin social Instagram.

Në një reagim të dytë, e dashura e Mozzik, ka ironizuar mediat dhe faqet rozë që kanë përhapur këtë lajm të rremë, duke shkruar: “Mos m’perdorni per view-sa (klikime)”.

 

Video