Kiara dhe Olta kanë shkuar në nominim këtë javë "kokë më kokë" dhe po konsiderohet si nominimi më i fortë i këtij sezoni.
Luizi ka paralajmëruar se nëse të shtunën largohet Kiara ai do të dalë bashkë më të. Për këtë ka reaguar Arbër Hajdari, i cili në “Wake Up” ka thënë se Luizit iu ka kujtuar shumë vonë që të bëjë fushatë për Kiarën.
“E prisja, e kam thënë edhe në program që e prisja. Deklarata e Luizit, Luizi është një njeri që i ka ndërruar deklaratat shumë shpesh deri më tani, mendoj që sërish do e ndërrojë deklaratën. Nuk jam dakort me deklaratat ekstreme për shkak se unë mendoj që Luizi duhet ta shikonte këtë nominim ndoshta si një shenjë për të parë se si e sheh publiku jashtë, raportin e Kiarës dhe Luizit. Nga krahu tjetër Luizi është po i njëjti njeri i cili para dy javësh theksonte se gjëja më e rëndësishme për të ishte loja dhe madje duke ia thënë dhe duke ia përsëritur edhe Kiarës për të disatën herë që unë të dua shumë, por t’i nuk e fiton, por e fitoj unë. Unë mendoj që është kujtuar vonë për të bërë këtë fushatën që mendoj që edhe ajo e djeshma, deklarata e tij ishte më shumë fushatë, por nga krahu tjetër është një lloj imponimi për mbështetësit e tij të cilët i orienton për të votuar. Tani ai është brilant për të nxjerrë histori nga hiçi. Strategjikisht brenda lojës ai krijon situata gjatë gjithë kohës. Ai ka hedhur një pretendim që mund të dalë vetë Fotinia që kështu mund të prishë televotimin.”, tha opinionisti Arbër Hajdari.